Po 20,000 dollar për një kompjuter. Dhe nuk e kemi fjalën për një kompjuter normal por një pjesë harduerike e cila ofron eksperiencë të pakrahasueshme. Mund tu duket çmenduri të shpenzoni kaq shumë para për një kompjuter të tillë, por të pakten kureshtja nuk vlen kaq.
Në këtë slider do të ndiqni disa nga komponentët më të mirë harduerik që mund të vendosni në një kompjuter. (PCWorld Albanian)
Duke filluar me komponentin më të rëndësishëm proçesorin, kemi përzgjedhur Intel Core i7-5960X me tetë bërthama dhe frekuencë 3.0 Ghz. Karakterizohet nga një depo 20 MB L3 dhe është ndërtuar mbi akitekturën 22 nanometër. Proçesori mund të përshpejtohet deri në 4.6 Ghz.
Sigurisht që një proçesor i mirë kërkon edhe një motherboard të mirë. Për këtë kemi përzgjedhur MSI X99A GODlike.
Bordi ofron mbështetje për katër karta grafike NVIDIA SLI dhe dhe katër karta grafike AMD CrossFireX.
Çmimi: 650 dollar
Duke qenë se bordi mbështet disa karta grafike, dhe buxheti është goxha i mirë kemi menduar katër karta grafike EVGA GeForce GTX Titan Z.
Secila prej tyre posedon 12 GB GDDR5 RAM. Veçantia e këtyre kartave është tek zhurma e pakët që gjenerojnë.
Çmimi: 4 x 1,550 = 6,100 dollar
Bordi ofron mbështetje për memorje RAM deri në 128 GB. Kemi menduar për 2 pjesë me nga 16GB Corsair Dominator Platinum 288-Pin DDR4. Të paisur me ndarëse alumini për largimin e nxehtësisë, ky RAM ofron performancës të lartë kryesisht në bordet X99.
Çmimi: 1,280 dollar
Në një kompjuter 20,000 dollarësh, vlejnë vetëm disqet solide SSD. Katër SSD Samsung 850 Pro me kapacitet 2 TB dhe 3D Vertical NAND janë fjala e fundit e kësaj teknologjie. Plus që ngel edhe një portë PCI-E të cilën mund ta shfrytëzoni për një SSD OCZ Z-Drive 4500 me kapacitet 1.6 TB dhe shpejtësi leximi deri në 2,900 MB/s.
Çmimi: 4 x 990 5,800 = 9,760 dollar
I gjithë ky harduer ka nevojë për një sasi të madhe energjie. Një nga ushqyesit më të mëdhenj është EVGA 220-T2-1600-X1 80 Plus Titanium 1600 W.
Ofron mbështetje për katër karta grafike Nvidia dhe AMD.
Çmimi: 420 dollar
Ai proçesor ka nevojë për një ftohës të fuqishëm. Për këtë kemi menduar Corsair Hydro H110I GTX i cili karakterizohet nga një radiator 140 mm.
Çmimi: 120 dollar
Ky komponent do të përfaqësohet nga LG Black 16X. Ofron mbështetje për CD, DVD dhe Blue Ray.
Ky komponent ka edhe koston më të ulët nga të gjithë.
Çmimi: 99 dollar
Kemi mbërritur në fund. Bëhet fjalë për komponentin ne fundi dhe një ndër më të rëndësishmi sidomos kur bëhet fjalë për një kompjuter të fuqishëm i uritur për ajrim.
Kemi përzgjedhur Zalman GS1200. Përmban çdo gjë që nga ventilatorët e heshtur gjer tek filturesit e pluhurit.
Çmimi: 500 dollar