Mund të themi se muaji Gusht ka qënë një muaj për tu mbajtur mend, përsa i përket të rejave në fushën e harduerit. Me sa duket lançimi i Windows 10 në 29 korrik, i ka shtyrë të gjithë prodhuesit e industries së teknologjisë të ndërtojnë larmishmëri kartash grafike, proçesorësh, disqesh solide etj. Risitë në këtë industri nisën që në muajin Qershor, për të vazhduar në atë Korrik dhe për të kulmuar në muajin Gusht.
Debutimi më i bujshëm i muajit Gusht pa dyshim që ishte zyrtarizimi i linjës së proçesorëve Skylake të Intel. Si fillim Intel i prezantoi proçesorët e saj të fuqishëm gjatë evenimentit Gamescom dedikuar lojrave në Gjermani. Në fakt Intel i mbajti shumë sekret specifikat e kësja linje të re proçesorësh derisa ata ishin të disponueshëm në treg. Përformanca që të ofron një proçesor Skylake është përmirësuar krahasuar me versionet e mëparshme. Intel ka bërë një punë goxha të mirë.
Laptopët e parë të pajisur me Skylake u cilësuan ndryshe si debutimi zyrtar i proçesorëve Xeon të dizenjuar për përdorim në ambjentet e punës. Lenovo solli në treg dy modele të reja laptopësh; Thinkpad P50 dhe Thinkpad P70.
OnHub është një pajisje që Google ka ndërtuart posaçërisht për përdorim në shtëpitë e teknologjisë së lartë. Ky router inteligjent ofron lidhje me 13 antena. Për më tepër ai ofron mbështetje për elektroshtëpiaket falë konektivitetit Bluetooth 4.0. Mbi të gjitha OnHub ofron një siguri të lartë në nivelin harduerik.
Dhe kur bëhet fjalë për pajisjet inteligjente që nuk duhet të mungojnë në shtëpitë tona, ajo që na vjen në mendje është D-Link DWA-192, adapteri më i shpejtë Wi-Fi që është testuar ndonjëherë. Ajo që të bie në sy është dhe forma e tij e veçantë sferike.
A nuk jeni aspak të kënaqur nga mbajtësja e mausit të kompjuterit tuaj? Ne po ju njohim me Razer FireFly, një mbajtëse mausi e pajisur me dritë LED dhe USB e cila kushton 60 dollar.
Edhe kartat grafike Radeon R9 Nano të AMD debutuan gjithashtu në muajin Gusht. Këto karta grafike janë të pajisura me një grafikë Fiji dhe janë vetëm 6 inç të gjata. Ajo që është më e rëndësishme është se këto karta grafike janë të parat të afta për të luajtur lojra në rezolucion 4K, kjo kundrejt një çmimi prej 650 dollarësh. Pyetja është a ja vlen me këtë çmim?
Ndryshe nga të lartpërmendurit, kartat grafike GeForce të Nvidia shënjestron ata lojtarë të cilët nuk duan të shpenzojnë shumë. GeForce GTX 950 kushton 150 dollar. Nën këtë çmim Nvidia ofron grafika cilësore të cilat janë dhe efiçente për baterisë.
Laptopët ndërtuar posaçërisht për lojrat; Alienware 13,15 dhe 17 pësuan një ‘rifreskim’ gjatë muajit Gusht duke sjellë për përdoruesin ekrane më të mira, opsione të reja grafikash dhe mbi të gjitha USB të tipit C e cila mbështetet nga teknologjia Thunderbolt 3 e Intel. Kjo linjë e re laptopësh përdor proçesorët Haswell dhe Broadwell.
Bëhet fjalë për një ‘kompjuter’ në miniaturë të ndërtuar nga AMD i cili është prodhuar vetëm në 12 njësi. Kjo pajisje ofron mbështetje për grafikat e reja Fury të vet kompanisë. (PC World Albanian)