Sa smartfonë të rinj mund të prezantohen brenda vetëm një jave? Kongresi Mobil Botëror iu përgjigj më së miri kësaj pyetje. Ky event prestigjoz njihet për prurje të shumta të produkteve të reja teknologjike sidomos për debutimin e smartfonëve. Disa nga emrat më të mëdhenj të teknologjisë prezantuan smartfonët e tyre më të fundit gjatë kësaj jave në Barcelonë që tërhoqën vëmendjen e medias anë e mbanë botës. Ja cilët janë smartfonët më të mirë të lançuar në këtë event. (PCWorld Albanian)
Këto produkte u cilësuan si më kryesorët e këtij eventi. Galaxy S6 prezanton përpjekjet e kompanisë për tu larguar nga smartfonët plastikë për të kaluar në një nivel më të sofistikuar të përbërjes së harduerit. Me një kasë metalike dhe komponentë të nivelit të lartë, Samsung pretendon se S6 është një telefon mjaft i fuqishëm dhe ofron një eksperiencë të shkëlqyer. Ai sjell një sensor më të mirë të shenjave të gishtërinjve. Nga ana tjetër modeli Edge ka një ekran të lakuar nga të dyja anët. Këta dy smartfonë fuqizohen nga një bateri e pazëvëndësueshme. Ata priten të hidhen në treg në muajin prill me një çmim prej 780$.
One M9 duket tepër i ngjashëm me One M8 e lançuar më parë nga kompania HTC. Por gjithsesi specifikat e tyre të brendshme nuk janë të njëjta. One M9 ka një trup plotësisht metalik ndërsa butoni i fikjes/ndezjes është vendosur në pjesën e anësore. Kamera UltraPixel e cila ofron një cilësi të mirë fotosh dhe në kushte të ulta ndriçimi. One M9 pritet të hidhet në treg këtë pranverë.
BlackBerry ka zgjedhur të bëhet sërisht pjesë e tregut të smartfonëve me prekje me anë të smartfonit BleackBerry Leap. Bëhet fjalë për një smartfon me ekran me prekje 5 inç, ka një kamera 8 megapiksel dhe fuqizohet nga një bateri 2300mAh. Ky telefon do të shitet për 275$ përkrah telefonave të tjerë buxhetorë si Moto G dhe Moto E.
Nëqoftëse siguria është një prioritet për ju atëherë mendoni të blini Blackphone 2. Silent Circle, kompania që fshihet pas këtij smartfoni e ka dizenjuar atë në mënyrë që komunikimet e përdoruesit të mbeten konfidenciale. Kjo arrihet duke enkriptuar bisedat telefonike dhe mesazhet e shkruara njëkohësisht duke monitoruar aplikacionet që kërkojnë të dhëna personale. Ndryshe nga paraardhësi i tij ai ofron një ekran më të madh dhe me rezolucion më të lartë. Sipas raporteve, Blackphone 2 do të jetë në shitje në muajin Korrik dhe do të kushtojë 629$.
Skanimi i shenjave të gishtërinjve është kthyer në një trend sot në fushën e smartfonëve. Por ZTE e ka kaluar këtë nivel duke prezantuan sensorin e njohjes së retinës me anë të smartfonit Grand S3. Kamera e përparme e tij është në gjendje të identifikojë përdoruesin përmes retinës së syrit të tij. Ky proçes do të zgjasë vetëm 1 sekond. Përveç skanimit të syrit specifikat e tij të tjera përfshijnë një ekran 5.5 inç, proçesor Snapdragon 801 Quad Core, 3GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme. Dy kamerat e tij janë respektivisht 16 dhe 8 megapiksel.
Derisa të bëhet i disponueshëm Windows 10, Microsoft po shpenzon kohë me lançimin e disa smartfonëve të rinj buxhetorë. Konkretisht bëhet fjalë për Lumia 640 LTE dhe 640 XL. Këta dy smartfonë përdorin sistemin operativ Windows 8.1 dhe janë të fokusuar te konsumatorët me një buxhet mesatar. Lumia 640 LTE ka një ekran 5 inç me rezolucion 720p ndërsa 640 XL 5.7 inç po me rezolucion të njëjtë. Të dy telefonët kanë kamera të një cilësie të mirë. Së shpejti ata priten të përditësohen në sistemin operativ Windows 10. Dy smartfonët do të lancohen këtë pranverë, 640 LTE për 159$ ndërsa 640 XL për 219$.
Ky telefon është bërë i njohur për shkak të sistemit operativ Android Cyaonogen që ai përdor, i cili në pjesën më të madhe është i frymëzuar nga Android 4.4 KitKat por ai përfshin një sërë karakteristikash të reja si për shembull vegla të avancuara për të kontrolluar sigurinë dhe privatësinë. Hero 2 ka një ekran 6 inç 1080p dhe një kamer të përparme 13 megapiksel. Ai do të shitet për 299$.
Pavarësisht se G Flex 2 nuk ka shumë kohë që është lançuar, LG gjeti mudësinë për të sjellë një seri të re smartfonësh në Kongresin Mobil Botëror. Bëhet fjalë për 4 smartfonë tipik të kompanisë LG të përbërë nga plastika dhe butona volumi në pjesën e pasme. Po ata kanë përmasa të ndryshme; Magna ka një ekran 5 inç dhe kamera 8 megapiksel dhe Joy 4 inç dhe kamera 5 megapiksel. Të katërt smartfonat përfshijnë ndërfaqen tradicionale të LG-së. Akoma nuk dihet se sa do të kushtojë këta telefona apo kur mund të mbërrijnë ata në treg.
Saygus a.k.a është me siguri një kompani për të cilën nuk keni dëgjuar ndonjëherë. Përmes këtij produkti kompania shpreson të rrisë popullaritetin e kësaj marke. Ai ka një ekran 5 inç, bateri 3100mAh që karikohet me wireless dhe 3GB RAM. Atë që e bën këtë telefon të veçantë është prania e dy mini kartave të memorieve, skaneri i njohjes së shenjave të gishtërinjve dhe stabilizimi optik i imazhit që ofrojnë të dyja kamerat. Madje ky smartfon është rezistent ndaj ujit dhe goditjeve. Saygus V² përdor sistemin operativ Android 4.4 KitKat. Ai do të kushtojë 599$ dhe mund të zgjidhni mes ngjyrës rozë apo të bardhë.