Galaxy Note 7-ta la një shije të hidhur për Samsung, por edhe konsumatorët Android të cilët nuk dinë nga të drejtohen për të mos rënë në duart e Apple.
Në një ngjarje të paprecedent, prodhuesi Koreano Jugor u detyrua të tërhiqte telefonin nga tregu pas disa përpjekjeve për të riparuar baterinë defektive.
Ju që nuk dëshironi të kalonin në anën e “errët” dhe të blini një iPhone 7 Plus, ju themi mos u dorëzoni. Ekzistojnë telefonë të tjerë Android shumë kompetitiv me po të njëjtën madhësinë ekrani. (PCWorld Albanian)
Ky mund të jetë telefoni më i mirë që prodhuar Google ndonjëherë. Falë softuerit ekskluziv, telefoni mori vlerësimin më të lartë nga DxOMark. XL ka një ekran prej 5.5 inç por ylli që shkelqen tek telefoni është asistenti virtual.
Telefoni kushton 649 dollar, dhe është ndër më të mirët, në mos më i miri prodhuar ndonjëherë.
Është pothuajse 1 vit i vjetër e akoma është një telefon fantastik. Me ekran 5.5 inç, nuk do ta vini re ndryshimin me ekranin 5.7 inç të Note 7-tës. Dhe ndryshe nga telefonët Android të cilët kanë tendencë të qëndrojnë me muaj prapa me përditësimet, ky është ndër telefonët e parë që i mirëpret ato.
I vetmi disavantazh me Pixel XL është mungesa e asistentit virtual të Googl
Ky është një tjetër telefon i mrekullueshëm. Madhësia e ekanit të tij prej 5.7 inç është i barabartë me atë të Note 7-tës.
Vjen me Android Nougat dhe përmban disa marifete të bukura në realizimin e videove dhe fotove.
Ky telefon jo vetëm që është një opsion mjaft solid por edhe i lirë. Mund të kurseni deri në gjysmën e kostos së Note 7-tës por që nuk ka ato veçori që bart telefoni i Samsung.
Megjithatë besojmë se do të jeni shumë të lumtur me një telefon të tillë i cili kushton vetëm 300 dollar.
Moto Z Force është një opsion interesant kjo falë moduleve karakteristike të telefonit. Ekranin 5.5 inç është më i vogël se i Note 7-tës megjithatë ka një jetëgjatësi të shkëlqyer baterie.
Është zgjedhja ideale nëse pëlqeni të luani me kamerën e telefonit apo shndërrimin e këtij të fundit në një projektor.
Nëse Force ju duket shumë i madh ose mbase dëshironi të kurseni sadopak pas shpenzimit me Note 7-tën, Moto Z Play duhet ta keni në konsideratë.
Është i shpejtë, i qëndrueshëm dhe ka jetëgjatësi të mirë baterie. Versioni stock i Android të ofron një eksperiencë për tu pasur zili.
Kompania ka premtuar se do ta përditësojë telefonin në Nougat
Vetëm nëse ndiheni jashzakonisht i zhgënjyer nga Samsung, Galaxy S7 Edge ngelet një telefon fantastik.
Esencialisht është një version i vogël i Note 7-tës, pa një laps, pa skaner irisi dhe pa bateri defektive.