Harduer

Smartfonët e Geeksphone me Android dhe Firefox OS do të jenë në shitje në Evropë

Publikuar , 13 Shkurt 2014
0
Smartfonët e Geeksphone me Android dhe Firefox OS do të jenë në shitje në Evropë

Geeksphone_Revolution-578-80Revolucioni i nisur nga Mozilla me smartfonët me sistem Firefox OS po vjen fuqishëm edhe në Evropë. Geeksphone, një ndër prodhuesit e parë të këtyre smartfonëve bashkë me Mozilla-n, ka ndërtuar një model të ri smartfonësh që do të kenë të instaluar Android dhe Firefox OS, zgjedhja më e mirë për të çuar Firefox OS në dorën e çdo evropiani.

Geeksphone ka njoftuar se duke filluar që nga 20 shkurti, modeli Revolution do të jetë në shitje në Evropë me një çmim të arsyeshëm prej 289 euro dhe me një ulje prej 20 euro për ata që e porosisin më herët. Pajisja e re ka një procesor Intel Atom dual-core 1.6 GHz, një ekran 4.7 inç me rezolucion 2560 x 1440, 1 GB RAM dhe me 4 GB memorie të brendshme. Do të ketë edhe kamera 8 MP, por ende nuk ka ndonjë lajm që do të suportojë mbulimin 4G apo që do të jetë në vende të tjera jashtë Evropës.

Nuk ka asnjë njoftim nga Geeksphone se kush version Android do të jetë, por duke gjykuar nga pamjet e smartfonit që janë shpërndarë në internet, mendohet se do të jetë Jelly Bean. Android do të jetë me prioritet në smartfonët e kësaj linje, por kompania premton se veç Firefox OS, edhe sisteme të tjera mund të instalohen në pajisje. Geeksphone është një kompani spanjolle, e re në fushën e prodhimit të smartfonëve. Fama për të erdhi për shkak të suportit që ofroi për Mozilla-n me sistemin e ri të smartfonëve, Firefox OS. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes në fushatën presidenciale të Maqedonisë së Veriut

Lajmet e fundit>