Lajmet

Smartfonët e Samsungut të rrezikuar nga fshirja e të dhënave

Publikuar , 27 Shtator 2012
0
Smartfonët e Samsungut të rrezikuar nga fshirja e të dhënave

Poseduesit e Samsung Galaxy S2 dhe S3 mund të jenë të prekur nga një çarje që mund të lejonte fshirjen e të dhënave personale nga pajisjet e tyre.

Prezenca e këtij rreziku është zbuluar nga një hulumtues i sigurisë.

Ravi Borgaonkar, i cili është studiues në departamentin e Sigurisë në Komunikime në Universitetin Teknik në Berlin, prezantoi këtë dobësi në konferencën e sigurisë Ekoparty në Argjentinë gjatë javës së kaluar. Kodi keqdashës, që tani është duke qarkulluar në internet, do të mund të shkaktonte një rivendosje fabrikore të pajisjeve të popullarizuara

Krisja mbështetet në rrugën sipas së cilës ndërfaqja TouchWiz e Samsungut ndërlidhet me kodet e pastrukturuara plotësuese të të dhënave të shërbimit (USSD), që ekzekuton urdhra në tastierën e pajisjes.

Derisa shumica e thirrësve kërkojnë që përdoruesi të klikojë butonin “send” për të përmbushur kodin, Samsung nuk e kërkon, tha Borgaonkar.

Ai tregoi se si çarja do të mund të shfrytëzohej në një Samsung Galaxy S3 përgjatë një kodi të vetëm të vendosur në një lidhje uebi, kodi QR, lidhje NFC, ose SMS, duke dhënë kodin e saktë për rivendosje të fabrikës për të zhdukur pajisjen pa paralajmëruar poseduesin ose duke i kërkuar leje.

Borgaonkar tha gjithashtu që ishte e mundur të bëhet bllokimi i kartës SIM, duke parandaluar poseduesit nga përdorimi i shumë veçorive të pajisjes. Sidoqoftë, sulmet mund të parandalohen duke ndalur “ngarkimin e shërbimit” në opsionet dhe ndaljet e kodit QR dhe Aplikacioneve NFC, tha ai.

Samsung duket të jetë i vetmi prodhues i smartfonëve që kanë Android që preken nga çarja, tha Borgaonkar.

“Është e mundur që të shfrytëzohet ky sulm vetëm në pajisjet e Samsungut,” tha ai. (PC World Albanian)[youtube id=”Q2-0B04HPhs”]

LEXO EDHE:  Google shton kontrollet për zhvilluesit e rinj në Android

Lajmet e fundit>