Harduer

Smartfonët e shumëpritur të Google kanë një datë debutimi

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Tetor 2021
Kompania thotë se do të jetë smartfoni i parë me çipin e dizajnuar nga Google dhe do të jetë i pajisur me funksionalitete të avancura në inteligjentë artificiale. Smartfonët e shumëpritur të Google kanë një datë debutimi

Google lajmëroi ditën e Marte evenimentin debutues të smartfonëve të rinj Pixel 6 e cila do të jetë më 19 Tetor. Kompania tashmë ka zbuluar disa informacione rreth Pixel 6 dhe 6 Pro madje edhe foto të smartfonit.

Kompania thotë se do të jetë smartfoni i parë me çipin e dizajnuar nga Google dhe do të jetë i pajisur me funksionalitete të avancura në inteligjentë artificiale.

Smartfonët sjellin edhe përmirësime të sistemit të kamerave. Konkretisht kamera e Pixel 6 do të kapë 150% më shumë dritë sesa modelet e kaluara ndërsa varianti Pro ka zmadhim optik 4X.

Gjithashtu spekulohet për jetëgjatësi të lartë baterie dhe nuk do të mungojë teknologjia 5G. Normalisht kompania po mban disa informacione të fshehta si numri i bërthamave procesorike dhe grafika apo memorien RAM. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çdo përdorues Android mund të realizojë imazhe për Street View

Tags >

Google