Harduer

Smartfonët më të mirë që mund të blini nën 300 dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Gusht 2019
0
Opsionet për tu konsideruar janë pa fund dhe për një fraksion të çmimit të lartpërmendur mund të gjeni një me harduerin që zakonisht e shohim tek flagshipët. Smartfonët më të mirë që mund të blini nën 300 dollarë

Smartfonët më të fundit të Apple dhe Samsung mund të kushtojnë të paktën 900 dollarë, por kjo nuk do të thotë se jeni të detyruar për të paguar shuma të majme për të pasur një telefon të ri solid në duar.

Opsionet për tu konsideruar janë pa fund dhe për një fraksion të çmimit të lartpërmendur mund të gjeni një me harduerin që zakonisht e shohim tek flagshipët.

Por duhet të sakrifikoni paksa në departamentin e kamerës dhe cilësisë së ekranit me opsionet buxhetore të Motorola, Nokia, Samsung dhe Apple.

Kjo është përzgjedhja jonë e opsioneve buxhetore për 300 dollarë ose më pak.

Motorola Moto G7

Me vetëm 250 dollarë, Moto G7 është padyshim një telefon buxhetor por nuk duket si i tillë. Moto G7 ka dy kamera të pasme me konfigurim 12-megapiksel dhe 5-megapiksel.

Gjithashtu ka ekran HD+ 6.2-inç thuajse pa kornizë fare duke qëndruar në një linjë me dizajnin e disa prej smartfonëve të rangut të lartë.

Samsung Galaxy A7

Ndërsa kamerat me tre lente po bëhen një standard tek flagshipët, Samsung solli këtë konfigurim për modelin buxhetor Galaxy A7. Ky telefon kushton 260 dollarë dhe ka tre kamera ku përfshihet një me kënd të gjerë 120-gradë.

Për krahasim, Galaxy S10 ka një kamër me kënd të gjerë 123-gradë. Ekrani i Galaxy A7 është 6-inç 2280×1080 piksel dhe kamër frontale 24-megapiksel.

Por vjen me portë micro USB në vend të USB-C. Gjithashtu dy kamerat shtesë kanë madhësi vetëm 5 dhe 8-megapiksel.

Nokia 7.1

Telefoni Android i Nokia ka ekran 5.8-inç, po aq sa iPhone XS. Ka një sistem të dyfishtë kamerash dhe kushton 300 dollarë. Vjen në dy variante 32GB dhe 64GB dhe ashtu si A7 ka portë kufjesh 3.5mm.

LEXO EDHE:  Google Maps vjen me opsionet e shumëpritura nga përdoruesit e iPhone

Ekrani është thuajse pa kornizë. Por kamera e dytë është vetëm 5-megapiksel.

Apple iPhone SE

Apple iPhone SE mund të jetë tre vite i vjetër por nëse jeni fans i iOS dhe keni buxhet të kufizuar kjo mbetet një zgjidhje. iPhone SE fillon nga 250 dollarë dhe nuk ka të gjitha marifetet e flagshipëve të Apple. Por specifikat janë të mira dhe përditësohet në iOS 13 këtë vjeshtë. Kujtojmë ky është për besnikët me pak buxhet të Apple.

Xiaomi Pocophone F1

Për 300 dollarë merrni fuqinë e një flagshipi të vërtetë sepse telefoni i Xiaomi ka procesorin Snapdragon 845. Ndërsa po bëhet një vit që nga debutimi, konsumatorët po presin me padurim Pocophone F2.

Telefoni ka 6GB ose 8GB RAM, ekran 6.18-inç 1080×2246 dhe dy kamera të pasme 12-megapiksel dhe 5-megapiksel. Ajo që duhet ta diferencojë nga alternativat e lartpërmendura është performanca e pakrahasueshme e një procesori flagship.

Për më tepër ka USB-C dhe karikimin e shpejtë 18W. /PCWorld albanian

Lajmet e fundit>