Analiza

Smartfonët nga prodhuesit kineze pritet të përbëjnë 40 % të dërgesave globale

Publikuar , 05 Dhjetor 2014
0
Smartfonët nga prodhuesit kineze pritet të përbëjnë 40 % të dërgesave globale

huawei-ascend-g620sProdhuesit kinez të smartfonëve do të kryejnë dërgesa smartfonësh prej 450 milion njësish deri në fundin e këtij viti. Kjo përbën një rritje me 38.6 % sipas TrendForce, një firmë analitike tajvaneze. Gjithashtu është vënë re një rritje vjetore me 50 % që nga hyrja në tregun global në 2011 të prodhuesve kinez.

“Në vitin 2015, rritja do të ngadalësohet me 17 %, kjo falë shkurtimit të subvencioneve dhe ngopjes së tregut të smartfonëve”, tha analisti i TrendForce, Alan Chen në një qëndrim. Gjithsesi, dërgesat nga këto prodhues do të përbëjnë 40 % të totalit global dhe mbase kjo mund të shkojë në 50 % në 2016.

Lenovo, Huawei dhe Xiaomi kanë qenë të qartë rreth ambicieve të tyre për tu bërë liderët global të tregut në vitet e ardhshme. Secila kompani do të bëjë dërgesa smartfonësh mbi 60 milion njësi duke i vendosur të tre kompanitë menjëherë pas Apple dhe Samsung të cilët aktualisht janë prodhuesit më të mëdhenj të smartfonëve.

Tre prodhuesit kinez kanë për qëllim të kryejnë dërgesa smartfonësh prej 100 milion në 2015. Analistët thanë se blerja e Motorolës nga Lenovo dhe suksesi që po kalon Xiaomi do të jenë faktorë vendimtar. Ekzekutivët e Samsung në një forum investitorësh hodhën dyshime rreth faktit se Xiaomi mund të vazhdojë me suksesin e saj edhe jashtë vendit. Kompania Xiaomi shet produktet e saj online duke e ndihmuar që të ketë një kosto tejet të ulët të marketingut dhe për këtë Samsung thotë se nuk do të funksionojë jashtë vendit.

Hulumtuesit thanë edhe pse 30 % e dërgesave të Huawei, ZTE dhe TLC kanë përfunduar jashtë vendit, shumica e lojtarëve kinez janë akoma lokalë. Për të gjetur mundësi të tjera rritjeje këto kompani po hedhin sytë drejt tregut indian dhe atij të Amerikës Latine kur penetrimi i smartfonëve është i ulët. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy A90 është telefon i rangut të mesëm me specifika të rangut të lartë

Lajmet e fundit>