Analiza

Smartfonët përdoren nga 70 % e adoleshentëve në SHBA

Publikuar , 30 Tetor 2013
0
Smartfonët përdoren nga 70 % e adoleshentëve në SHBA

smartphone studimNuk është fshehtësi që telefonët e kaluar janë duke u pakësuar dita-ditës me ardhjen e smartfonëve, të cilët janë duke kryesuar tregun mobil.

Tani kemi ardhur në një pikë kur adoleshentët dhe të rinjtë e rritur në SHBA janë pothuajse tërësisht të “ngopur” me pajisjet smartfon.

Sipas një studimi të ri të lëshuar nga Nielsen të martën, 70 për qind e adoleshentëve nga mosha 13 deri në 17 vjeç përdorin smratfon dhe 79 për qind e grupmoshës 18-24 vjeç posedojnë një smartfon.

Në vitin 2012, 58 për qind e adoleshentëve amerikanë posedonin një smartfon dhe në vitin 2011 vetëm 36 për qind kishin smartfon. Për tremujorin e tretë, 11 për qind e përdoruesve të telefonave celularë në SHBA kanë përditësuar pajisjet e tyre dhe përafërsisht katër të pestat e këtyre përditësimeve ishin në smartfonë.

Me këtë rritje, depërtimi i smartfonëve tani është në 64.7 për qind për të gjithë përdoruesit në SHBA, që paraqet një ngritje për 62 për qind në tremujorin e dytë.

Çfarë lloj të smartfonëve janë duke zgjedhur njerëzit më tepër? Në përgjithësi, janë pajisje të prodhuara nga Apple dhe Samsung. iPhone ka marrë 41 për qind të tregut dhe Samsung ka marrë 26 për qind. HTC dhe Motorola së bashku kanë 8 për qind, të ndjekur nga pas nga LG me 7 për qind.

Sipas Nielsen, prania prej 3 për qind e BlackBerry vazhdoi të pësojë rënie. Derisa Apple udhëheq me pajisje, Android ende kryeson sa i përket sistemeve operative. Në SHBA, 52 për qind e poseduesve të smartfonëve përdorin Android, ndërsa 41 për qind përdorin iOS. Përdorime të rralla kanë sistemet e BlackBerry-it dhe Windows-i me 3, respektivisht 2 për qind.

LEXO EDHE:  Hakerët godasin The Wall Street Journal në mbështetje të PewDiePie

Nielsen thotë që përdorimi i smartfonëve në SHBA është duke pësuar një bum të madh, nga i cili trend mund të shpëtonin pa u përfshirë shumë pak persona. “Teksa tregu i smartfonëve piqet në SHBA, adoptimi është duke e mbërritur fazën e vonshme të pjekjes dhe konsumuesit në këtë grup mund të jenë më ngurrues për të zëvendësuar telefonat e tyre të mëhershëm,” shkroi Nielsen në një postim në blog.

“Brendet e pajisjeve mund të duan të ndërrojnë muskulin e tregut për t’u dukur tek kjo audiencë e re, ndërsa të mos jenë duke i pakësuar bazat e tyre ekzistuese të poseduesve të smartfonëve. (PCWorld Albanian)

smartphone studim stats

Lajmet e fundit>