Blog

Smartfonët shpëtojnë një tjetër jetë në Australi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Mars 2019
0
Policia tha se shigjeta kishte penetruar telefonin e dhe goditur në fytyrë 43-vjeçarin i cili shpëtoi për mrekulli me vetëm një gërvishtje të lehtë. Smartfonët shpëtojnë një tjetër jetë në Australi

Jo rrallë herë telefonët mobilë kanë rezultat shpëtimtar të jetës së njerëzve dhe i fundit është një rast në Australi ku smartfoni bllokoi një shigjetë të vërtetë.

Një 43-vjeçar në Australi u sulmua nga një tjetër sipas policisë lokale. Incidenti filloi kur një sulmues me një hark dhe shigjetë konfrontoi dhe goditi 43 vjeçarin jashtë shtëpisë së tij.

Shigjeta e lëshuar përfundoi në telefonin e tij ndërsa po përpiqej ta regjistronte me video sulmuesin.

Policia tha se shigjeta kishte penetruar telefonin e dhe goditur në fytyrë 43-vjeçarin i cili shpëtoi për mrekulli me vetëm një gërvishtje të lehtë.

Personi i armatosur u arrestua në skenën e ngjarjes në jug të Brisbane. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A kemi arritur në fundin e epokës së smartfonëve?

Tags >

Smartfon
Lajmet e fundit>