Harduer

Smartfoni dhe tableti i parë afrikan të disponueshëm në treg

Publikuar , 27 Dhjetor 2012
0
Smartfoni dhe tableti i parë afrikan të disponueshëm në treg

ElikiaNdërmarrësi 26 vjeçar nga Kongoja, Verone Mankou, dëshiron që kompania e tij startup VMK të shndërrohet në Afrikë siç është Apple në SHBA apo Samsung në Azi.

Me një fjalë, ai synon që t’i bëjë afrikanët të blejnë smartfonë dhe tabletët të dizajnuar në Afrikë, të cilat sigurisht që po i krijon ai vetë.

VMK prodhon një tablet të quajtur Way-C që do të thotë “drita e yjeve” dhe së fundmi edhe një smartfon të quajtur Elikia, që do të thotë “shpresë.” Tableti ka madhësinë e Samsung Galaxy Tab dhe kushton 300 $.

Smartfoni me Android kushton 170 $ pa kontratë, ka ekran 3.5 inç dhe 512 MB RAM.

Deri tani pajisjet janë të disponueshme në një sërë shtetesh afrikane, si dhe në Indi, Francë dhe Belgjikë.

LEXO EDHE:  Një prej ekonomistëve më në zë të Eurozonës: Bitcoin pjellë e keqe e krizës financiare

Lajmet e fundit>