Harduer

Smartfoni gaming Red Magic ka diçka që asnjë smartfon nuk e ofron sot

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Mars 2021
Modeli bazik Red Magic 6 ka bateri prej 5,050 mAh me teknologjinë 66-vat karikimi dhe ventilator me 18 mijë rrotullime në minutë. Smartfoni gaming Red Magic ka diçka që asnjë smartfon nuk e ofron sot

Brendi Kinez Nubia i smartfonëve me dizajne dhe teknologji që duket se i përkasin të ardhmes, prezantoi sot një smartfon të ri me procesorin Snapdragon 888.

Ky smartfon unik jo vetëm që ka një ventilator të brendshëm por edhe ekranin e parë në botë me frekuencë 165Hz dhe plot 18GB RAM.

Për më tepër seritë Red Magic 6 kanë teknologji karikimi 120-vat dhe një sistem me dy ventilator opsional. Pajisur me Android 11, Redi Magic 6 ka tre ngjyra të ndryshme por ekrani mbetet i njëjtë prej 6.8-inç FHD+ AMOLED me frekuencë përgjigje prej 500Hz ndaj prekje duke bërë eksperiencën në video lojëra diçka tjetër.

Smarftoni ka tre kamera të pasme: 64-megapiksel kryesore, 8-megapiksel me kënd të gjerë dhe 2-megapiksel macro. Kamera selfie ka sensor prej 8-megapiksel. Seritë vinë edhe me një portë kufjesh 3.5mm.

Modeli bazik Red Magic 6 ka bateri prej 5,050 mAh me teknologjinë 66-vat karikimi dhe ventilator me 18 mijë rrotullime në minutë.

Red Magic 6 Pro ka dy bateri të kombinuara në 4,500 mAh dhe karikim 120-vat. Në 5 minuta smartfoni karikohet në 50% dhe shpejtësia e ventilatorit është 20 mijë rrotullime për minutë.

Së fundi vjen modeli special Dao me 18G RAM.

Smartfonët fillojnë nga 590 dollarë për modelin bazik dhe 680 dollarë për modelin Pro. Edicioni special fillon nga 865 dollarë ndërsa më i shtrenjti shkon deri në 1,120 dollarë me 18GB RAM + 512GB memorie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Speedtest.net sjell testimin e cilësisë streaming dhe video