Harduer

Smartfoni Huawei 1,400 eurosh destinuar për Evropën dhe që askush nuk ka për ta blerë

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Qershor 2020
0
Kamera Leica Vision është pika e fortë e smartfonit. Sensori 1/1.28-inç kombinon pikselë me madhësinë 2.44μm, Full Pixel Octa PD AutoFocus dhe një filtër RYYB ngjyrash për të rritur qartësinë e imazheve. Smartfoni Huawei 1,400 eurosh destinuar për Evropën dhe që askush nuk ka për ta blerë

Smartfoni më i fundit i Huawei, modeli P40 Pro+, i cili ka atë që gjiganti Kinez e quan sistemi më profesional i kamerave vendosur ndonjëherë në një smartfon tashmë është i disponueshëm për tu porositur dhe godet dyqanet në Evropën Perëndimore nga data 25 Qershor.

Kamera me 5-lente dhe zmadhim 100x është e krahasueshme me atë të Galaxy S20 Ultra. Si shumë pajisje të tjera Huawei, P40 Pro+ nuk ka aplikacionet e Google për shkak të sanksioneve Amerikane.

Kamera Leica Vision është pika e fortë e smartfonit. Sensori 1/1.28-inç kombinon pikselë me madhësinë 2.44μm, Full Pixel Octa PD AutoFocus dhe një filtër RYYB ngjyrash për të rritur qartësinë e imazheve.

Smartfoni ka stabilizimin më të mirë të imazhit në një smartfon ndërsa kamerat telefoto sigurojnë zmadhim optik 3x dhe 10x si dhe dixhital 100x. Një kamër 32-megapiksel selfie me autofokus dhe sensor infra të kuqe do të prodhojë selfie të cilësisë së lartë.

Huawei premton edhe fuqi të lartë video regjistrimi me një kamër 40-mgapiksel Ultra-Wide dhe performancë të shkëlqyer në dritë të pakët. Kjo kamër kap përmbajtje HDR, Ultra Slow Motion dhe video 4K time-lapse.

Telefoni ka ekran 6.58-inç me rezolucion 2640×1200. Të tjera detaje për tu përmendur janë konektiviteti 5G dhe teknologjia e karikimit wireless 40W. Së fundi çmimi i P40 Pro+ fillon nga 1,399 euro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Europol shkatërron një rrjet të krimit kibernetik

Tags >

Huawei