Harduer

Smartfoni i LG me dy ekrane risjell nostalgjinë e dekadës së kaluar

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Maj 2020
0
Një dekadë më parë disa telefonë me këtë format janë prezantuar si modelet LB1500 dhe LU1400. Përveç dizajnit rrotullues, këta smartfonë kishin antena të cilat merrni kanale dixhitale televizive. Smartfoni i LG me dy ekrane risjell nostalgjinë e dekadës së kaluar

LG ka ndërtuar një smartfon të ri me dy ekrane ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim. Ekranin kryesor i smartfonit rrokulliset për të zbuluar një ekran të dytë në të raportoi Korean Herald.

Telefoni ka ekran 6.8-inç kryesor dhe një 4-inç dytësor me raport 1:1. Do të kushtojë më tepër sesa smartfoni Velvet dhe do të debutojë drejt fundit të vitit.

Megjithatë nuk është smartfoni i parë me këtë lloj dizajni. Një dekadë më parë disa telefonë me këtë format janë prezantuar si modelet LB1500 dhe LU1400. Përveç dizajnit rrotullues, këta smartfonë kishin antena të cilat merrni kanale dixhitale televizive.

Ekrani rrotullohej duke zbuluar një tastierë T9 dhe jo ekran dytësor. Në rastin e ekranit të dytë të telefonit të ri LG, ai mund të përdoret për të shfaqur një foto ose për të aksesuar kontrolle të ndryshme editimi.

Është ndryshe nga dizajnet e G8X dhe V60 ekranet sekondare të të cilëve japin mundësinë e përdorimit të dy aplikacioneve të ndryshme njëherazi. Përtej dizajnit të çuditshëm, smartfoni i LG do të ketë 5G, procesor Snapdragon të serive 7 dhe tre kamera të pasme me një sensor 64-megapiksel. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  LG zbulon dizajnin e ri revolucionar për smartfonët

Tags >

LG