Harduer

Smartfoni i Samsung që do të thyejë rekordin e kapacitetit të baterive

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Korrik 2020
0
Prodhuesit e smartfonëve e dinë shumë këtë gjë, dhe mbase Samsung është ndër të parët që ka kuptuar rëndësinë e saj. Smartfoni i Samsung që do të thyejë rekordin e kapacitetit të baterive

Për smarfonët modern është bërë standard që të kenë disa kamera dhe ekrane me frekuencë të lartë, por këto teknologji ka nevojë për një bateri me kapacitet të lartë dhe të qëndrueshme.

Prodhuesit e smartfonëve e dinë shumë këtë gjë, dhe mbase Samsung është ndër të parët që ka kuptuar rëndësinë e saj.

Kompania është duke ndërtuar një smartfon i cili mund të ketë bateri gati 7,000 mAh. Njësi konkretisht ka 6,800 mAh duke lënë në hije kapacitetin e Galaxy S20 Ultra dhe të ofrojë po aq kapacitet sa një tablet Galaxy Tab S6.

Aktualisht smartfoni me baterinë më të madhe është Galaxy M31 i cili ka 6,000mAh.

Por bateria e re do të vendoset jo në një flagship për një një model buxhetor i M41 dhe M51. Dy vitet e fundit Samsung ka aplikuar një strategji agresive me smartfonët buxhetorë të cilët i ka pajisur me bateri të mëdha, ekrane me notch dhe kamera të shumëfishta.

Ndërsa shumë pak dihet për Galaxy M41, mund të presim të njëjtën strategji të aplikohet nga Samsung tek ky smartfon.

Duhet të theksohet se performanca e baterisë nuk varet e gjitha tek kapaciteti por edhe optimizimi i Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rriten shitjet e smartfonëve në Evropë, si krahasohen Samsung, Huawei, Apple dhe Xiaomi

Tags >

samsung