Harduer

Smartfoni i shumëpritur i Samsung përfundon në telashe

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Qershor 2021
Arsyet e vërteta mbeten të paqarta. Sipas ETNews kompania kishte mungesë çipesh, konkretisht Snapdragon 888 që Samsung është detyruar ta dërgojë për Galaxy Z Fold 3 dhe Flip 2. Smartfoni i shumëpritur i Samsung përfundon në telashe

Samsung ende ka folur asnjë fjalë për Galaxy S21 FE, dhe siduket smartfoni ka përfunduar në telashe. Sipas një raportimi të fundit Samsung është detyruar të ndalojë prodhimin e S21 FE pasi kishte mungesë komponentësh.

S21 FE është një prej smartfonëve më të pritur të kompanisë dhe përfaqëson alternativën me kosto të ulët të linjës flagship S21.

Arsyet e vërteta mbeten të paqarta. Sipas ETNews kompania kishte mungesë çipesh, konkretisht Snapdragon 888 që Samsung është detyruar ta dërgojë për Galaxy Z Fold 3 dhe Flip 2.

Fotot e para të publikuara të S21 FE tregojnë një smartfon shumë të ngjashëm me Galaxy S21. Një ekran 6.4-inç 120Hz AMOLED dhe tre kamera të pasme janë disa prej detajeve të zbuluara.

Galaxy S20 FE lançuar vitin e kaluar ishte një sukses masiv dhe shumë konsumatorë po presin modelin e ri këtë vit. Ndërsa Samsung nuk e ka anuluar modelin, prodhimi duket se ka ngelur në vend.

Galaxy S21 FE duhej të debutonte në Korrik ose fillim të muajit Gusht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fillon dërgimi i Android 11 tek flagshipët e Samsung