Harduer

Smartfoni LG G3 do të përditësohet me sistemin operativ Android 5.0 Lollipop

Publikuar , 11 Nëntor 2014
0
Smartfoni LG G3 do të përditësohet me sistemin operativ Android 5.0 Lollipop

LollipopMegjithëse ishte besuar se pajisjet e ardhshme Nexus të kompanisë Google do të ishin pajisjet e para që do të merrnin sistemin operativ Android 5.0, linja e telefonave inteligjentë e kompanisë LG do të përditësohet në sistemin Android 5.0 Lollipop. Kompania deklaroi ditën e dielë se përdoruesit e telefonave LG G3 në Poloni do të jenë të parët që do të marrin sistemin e ri operativ.

Më parë Google deklaroi se dy pajisjet e para që do të shiteshin me sistemin Android Lollipoo 5.0 do të ishin tableti HTC Nexus 9 dhe Motorola Nexus 6, por nuk dha ndonjë deklaratë se sistemi operativ Android 5.0 Lollipop do të përditësohej më parë edhe në pajisje të tjera.

Krahas cilësive të reja që Google i ka shtuar sistemit operativ Android Lollipop, përditësime të reja do të jenë edhe një gjuhë e re dizenjimi, përditësim i lajmërimeve dhe përmirësim i mëtejshëm i sigurisë.

Kompania teknologjike LG nuk ka dhënë ndonjë informacion të specifikuar nëse Android Lollipop 5.0 do të fillojë të përditësohet në pajisjet LG G3 edhe në vendet e tjera përveç Polonisë. Gjithashtu akoma nuk dihet nëse telefona të tjerë inteligjent krahas LG G3 do të përditësohen në Android 5.0 Lollipop. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  Sistemi Amerikan i Mbrojtjes Raketore nuk ka as mbrojtjen më bazike të sigurisë kibernetike

Lajmet e fundit>