Lajmet

Smartfoni me kamerën selfie më të mirë në botë zyrtarisht ka një emër

Publikuar , 22 Janar 2019
0
Sikur si bashkonim pikët e marra nga të dy testimet, Galaxy Note 9 del në endin e parë me 195 pikë dhe Pixel 3 në vendin e dytë me 193 pikë. Smartfoni me kamerën selfie më të mirë në botë zyrtarisht ka një emër

40% të kohës në telefon e shpenzojmë përpara kamerës selfie të smartfonit megjithatë pjesa më e madhe e testimeve kryhen rreth kamerës së pasme.

Për herë të parë DxOMark prezantoi rezultatet e një testimi për kamerën frontale dhe kompania ka rezultate konkrete.

Testimi bazohet në kritere si ngjyra e lëkurës, saktësia e ngjyrave, mprehtësia, kontrasti dhe ekspozimi.

Disa kamera tashmë janë testuar. Galaxy Note 9 dhe Pixel 3 janë dy prej tyre të cilët morën rezultatin më të lartë me 92 pikë.

Pesë të parët e mbyllin Xiaomi Mi Mix 3, Apple iPhone XS Max dhe Samsung Galaxy S9 Plus të cilët shënojnë 84,82 dhe 81 respektivisht me kamera selfie.

Gjatë testit janë analizuar 1,500 foto.

Gjithashtu tregoi se rezultatet pozitive të kamerave të pasme për disa modele nuk vlejnë për kamerat selfie.

Shembull është Huawei Honor Mate 20 që sipas DxOMark ka kamerën më të mirë me 109 pikë por ajo selfie mori vetëm 78 pikë.

Sikur si bashkonim pikët e marra nga të dy testimet, Galaxy Note 9 del në vendin e parë me 195 pikë dhe Pixel 3 në vendin e dytë me 193 pikë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google shton kontrollet për zhvilluesit e rinj në Android

Lajmet e fundit>