Softuer

Smartfoni me sistem operativ Firefox OS do të debutojë së shpejti në eBay vetëm për 80 $

Publikuar , 15 Gusht 2013
0
Smartfoni me sistem operativ Firefox OS do të debutojë së shpejti në eBay vetëm për 80 $

2013081215542040_610x380Pas lançimit fillestar të Firefox OS, një sistem operativ open – source për pajisjet mobile i prodhuar nga Mozilla, kompania ka vendosur të bashkëpunojë me ZTE për të mundësuar së shpejti debutimin e këtij sistemi në eBay. Kompanitë nuk kanë specifikuar datën e saktë të debutimit, por k deklaruar se smartfoni do të ketë ngjyrë portokalli dhe sistemi do të jetë i hapur të funksionojë për çdo kompani të telefonisë celulare në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Telefoni ZTE Open do të kushtojë në eBay vetëm 80 $. 

Platforma Firefox ka të instaluara nga Mozilla aplikacionet standarde të smartfonëve përfshirë këtu edhe aplikacionet e dërgimit të mesazheve dhe e-maileve. Gjithashtu është e mundur që të aksesohen aplikacionet e tjera që gjenden në dyqanin on line Firefox Marketplace. 

Mozilla ka theksuar se Firefox OS dhe ZTE Open janë dizajnuar për ata që blejnë smartfonë për herë të parë që do të thotë se smartfoni është shumë i thjeshtë në përdorim. Ashtu si shfletuesi Firefox edhe ky sistem është një projekt shumë i rëndësishëm open-source i Mozilla-s, por penetrimi në këtë treg ku mbizotëron momentalisht Android si sitem open – source mobile nuk do të jetë aspak i lehtë. 

LEXO EDHE:  Mozilla lançon shërbimin e enkriptuar të dërgimit të skedarëve

Lajmet e fundit>