Lajmet

Smartfoni modular i Google “Projekti Ara” do të lançohet në janar të 2015-ës

Publikuar , 18 Prill 2014
0
Smartfoni modular i Google “Projekti Ara” do të lançohet në janar të 2015-ës

motorola-project-araMë në fund është bërë e ditur data e lançimit të inovacionit më interesant në industrinë mobile. Google sapo ka njoftuar në konferencën e zhvilluesve të Projektit Ara se smartfoni i parë modular do të ofrohet për shitje në janar të vitit 2015 me një çmim prej 50 $. Drejtuesi i këtij projekti, Paul Eremenko, bëri me dije se modeli fillestar do të jetë një pajisje me dizajn të thjeshtë ngjyrë gri në mënyrë që të mos krijojë kontrast me komponentët e tjera shtesë.

Google ka lançuar tashmë Modular Development Kit (MDK) duke treguar prototipe të ndryshme të cilat po konsiderohen nga kompania, megjithatë duhet shumë punë derisa pajisja të jetë plotësisht gati për të qenë në duart e konsumatorëve. Për shembull, pavarësisht se Projekti Ara suporton Android, ky i fundit nuk suporton driver-at e nevojshëm për këtë smartfon modular.

Ashtu si pritej, Google do të përpiqet të përfshihet sa më pak në këtë projekt sapo të lançohet baza. Në vazhdimësi, dizajni i komponentëve do të jetë në varësi të zhvilluesve dhe prodhuesve, ndërsa Google do të përqëndrohet në suportimin e ekosistemit. Do të kemi mundësi të mësojmë akoma më tepër rreth këtij projekti në konferencën e ardhshme të zhvilluesve të Ara, e cila do të mbahet në muajin korrik. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Të rinj nga mbarë bota garojnë në panairin Google

Tags >

Google
Lajmet e fundit>