Harduer

Smartfoni në madhësinë e një karte krediti që po çmend përdoruesit

Publikuar , 17 Tetor 2018
0
Kompania thotë se ky mini-telefon u shërben përdoruesve që duan të shkëputen nga smartfoni i tyre voluminoz. Smartfoni në madhësinë e një karte krediti që po çmend përdoruesit

Një telefon “mikroskopik” i destinuar për të qenë një telefon shoqërues i një smartfoni, debutoi në Shtetet e Bashkuara me emrin Palm.

Madhësia e tij është e një karte krediti dhe ka dy kamera, por jo kufje 3.5 mm e as karikim wireless.

Kompania thotë se ky mini-telefon u shërben përdoruesve që duan të shkëputen nga smartfoni i tyre voluminoz.

Ai do të kushtojë 349 dollarë dhe për momentin shitet vetëm në SHBA.

Marka Palm është pjesë e kompanisë që prodhon telefonët BlackBerry por e licencuar tek një startup Amerikan. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook tashmë mundëson fshirjen e historisë së chatit

Tags >

PalmTCL
Lajmet e fundit>