Harduer

Smartfoni Samsung Galaxy S5 mund të debutojë më shpejt sesa pritej

Publikuar , 12 Tetor 2013
0
Smartfoni Samsung Galaxy S5 mund të debutojë më shpejt sesa pritej

SamsungSipas faqes koreane Naver, e menaxhuar nga punonjësit e mëparshëm të Samsung, kompania po përgatitet për lançimin e gjeneratës së ardhshme të pajisjes Galaxy në muajin janar 2014.

Ky hap po ndërmerret si rezultat i ngadalësimit të shitjeve të modelit aktual. Raporti tregon se Galaxy S5 mund të lançohet pa u mbushur ende 1 vit që prej lançimit të Galaxy S4, duke marrë parasysh se ky i fundit u hodh në treg në muajin mars të këtij viti.

Modeli S5 mund të prezantohet në eventin ndërkombëtar të vitit 2014 Consumer Electronics Show (CES) që do të zhvillohet në muajin janar. Është raportuar se pajisja do të ketë një kamera prej 16 megapiksel, proçesor Samsung Exynos dhe me siguri do të jetë me 8 bërthama (eight-core).

Samsung arriti të shiste plot 10 milion njësi të smartfonit S4 për më pak se një muaj që prej momentit të debutimit, por në muajt në vazhdim shitjet u reduktuan ndjeshëm. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Çipet e reja Samsung i bëjnë telefonët më të shpejtë se laptopët

Lajmet e fundit>