Vëzhgim

Smartphone të fuqizuar nga Intel më 2011

Publikuar , 05 Korrik 2010
0
Smartphone të fuqizuar nga Intel më 2011

2011 Consumer Electronics Show ka gjasa të jetë vendi i parë për preznatimin e celularëve të fuqizuar nga çipate e rinj Intel. Megjitëse kompania tashmë ka prezantuar një çip të koduar me emrin Moorestown, CTO Justin Rattner tha për Wired.com se spektakli i janarit  “do të jetë qartë dritarja e mundësisë për ne”.

Mungesa e Intel në tregun e smartphone-ve është në kontrast të zymtë për dominimin e kompanisë në tregun e desktop dhe laptop. Ajo megjithatë është duke krijuar një pozicion në kategorinë e nxehtë dhe konkurruese të tablet PC-ve. Rattner përmendi numrin e tabletëve që u shfaqën në ngjarjen Computex që u mbajt në Tajvan, të cilët bazoheshin në çipat e Intel.

Çipi Moorestown ka për qëllim të ofrojë rritje të efikasitetit, gjersa gjithashtu ka për synim ofrimin e fuqisë përpunuese për aplikacione që kërkojnë aftësi të theksuara për video. Jetëgjatësia e baterisë kuptohet të jetë një çështje e madhe për smartphone të rinj, dhe rritja e efikasitetit të procesorëve mund ë ndihmojë për t’iu adresuar këssaj çështjtje.
Kompania Britanike ARM momentalisht dominon më shumë se 90 për qind të tregut të celularëve të mençur, me produktet e saja të shitura përmes Qualcomm dhe organizatave tjera, dhe duke fuqizuar pajisje nga Motorola dhe HTC.

Intel në anën tjetër veçse ka shpallur një partneritet me Nokia dhe shpreson që me çipat Moorestown të fuqizojë gjithashtu edhe tablet PC. Rattner megjithatë shtoi se “me tabletë, aftësia e tyre mbetet të shihet – gjenerata e parë e tabletëve duket se kanë mangu gjëra të rëndësishme. Mungesa e një kamere është veçanërisht element mangu për iPad”.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>