Aplikacionet e shumta të chat-it janë shndërruar në trendin e kësaj periudhe.
Sipas të dhënave më të fundit këto aplikacione kanë mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër të jenë më te suksesshme se SMS-të tradicionale duke shfaqur një shkallë më të lartë përdorimi.
Firma kërkimore Informa ka njoftuar se 6 prej aplikacioneve mobile të chat-it duke përfshirë këtu WhatsApp, BlackBerry Messenger, Viber, Nimbuzz, iMessage i Apple dhe Kakao Talk dërgojnë dhe marrin rreth 19 miliard mesazhe çdo ditë në mbarë botën.
Këto të dhëna janë për vitin 2012. Kompania ka vlerësuar se përsa i përket mesazheve SMS numri i tyre për çdo ditë të viti 2012 ka qenë rreth 17.6 miliard.
Mbushen 20 vjet që nga dërgimi i SMS-së së parë
Sipas GigaOm, e cila ka raportuar më herët të dhënat e firmës kërkimore Informa në vitin 2013 numri i mesazheve që do të dërgohen nëpërmjet aplikacioneve mobile do të jetë rreth 50 miliard, ndërkohë që numri i mesazheve tradicionale SMS do të jetë 21 miliard. (PCWorld Albanian)