Harduer

Snap lançon versionin e ri të syzeve të realitetit të shtuar, Spectacles

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Gusht 2019
0
Spectacles 3 do të fillojë shitjet në vjeshtë, me një kosto prej 380$, gati dyfishi i kostos së versionit të mëparshëm. Snap lançon versionin e ri të syzeve të realitetit të shtuar, Spectacles

Snap Inc. tha ditën e Martë se do të lançojë një version të ri të syzeve Spectacles, që do të kenë aftësi të kapin foto dhe video dhe ti ngarkojnë direkt në Snapchat.

Kompania është përpjekur të bëjë pra nga biznesi Spectacles, dhe në 2017-ën ka zbritur 40 milion dollarë nga syze të pashitura.

Prodhimi do të jetë më i vogël për versionin e ri Spectacles 3. Kjo lejon që Snap të eksperimentojë me realitetin e shtuar, i cili është një fokus kyç për kompaninë.

Spectacles 3 do të fillojë shitjet në vjeshtë, me një kosto prej 380$, gati dyfishi i kostos së versionit të mëparshëm.

Do të kenë kamera të dyfishtë për të shtuar thellësinë dhe dimensionet e fotove dhe videove.

Pas ngarkimit të përmbajtjes në aplikacionin Snapchat, përdoruesit mund të shtojnë ndriçim të ri, peisazhe, dhe efekte tre-dimensionale në foto.

Snap ka fituar famë në mesin e përdoruesve përmes realitetit të shtuar, ku përmendim lentet që veshin efekte në fytyrat e njerëzve, si përshembull veshët e qenve apo ndryshimi i gjinisë.

Kompanisë ju shtuan 13 milion përdorues këtë tre-mujor, ndër të cilët 7 deri në 9 milion ishin nga lentet e reja të realitetit të shtuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët kanë infektuar 700,000 uebsajt me maluerë që vjedh Bitcoin

Lajmet e fundit>