Biznes

Snap pushon nga puna rreth 100 njerëz, këtë herë nga sektori i shitjeve

Apr 1 2018
0 Shpërndarje
Ka qenë pak më shumë se para një viti që kur Snap u bë publik, dhe është e qartë se kompania ende është në kërkim të bazës së saj të qëndrueshmërisë. Snap pushon nga puna rreth 100 njerëz, këtë herë nga sektori i  shitjeve

Snap ka pushuar nga puna rreth 100 njerëz, kryesisht nga sektori i shitjeve të kompanisë.
Është raundi i tretë i pushimeve nga puna për Snap që nga fillimi i vitit; kompania gjithashtu ristrukturoi ekipet e saj të përmbajtjes në Janar dhe pushoi rreth 120 inxhinierë më parë këtë muaj.

Imran Khan, zyrtari kryesor i strategjisë së kompanisë dhe kreu i të gjitha veprimtarive të tij të biznesit, tha në një deklaratë se këto pushime nga puna ishin pjesë e një reduktimi të planifikuar që filloi në fund të vitit të kaluar. Ja deklarata e tij e plotë:

“Gjatë dy viteve të fundit kompania jonë ka arritur një përmasë të jashtëzakonshme. Në fund të vitit të kaluar, ne i kërkuam të gjithë udhëheqësve të lartë të Snap që të shohin nga afër ekipet e tyre për të siguruar që ata kishin burimet dhe organizatat e duhura për të mbështetur misionet e tyre. Si rezultat, janë bërë zëvëndësime të rejan për përmbajtjen, inxhinierinë, shitjet dhe shumë pjesë të tjera të Snap.

Këto ndryshime pasqyrojnë qëndrimin tonë se integrimi më i ngushtë dhe bashkëpunimi më i ngushtë mes ekipeve tona është një komponent kritik i rritjes së qëndrueshme të biznesit tonë. Ndërkohë që ky proces na ka kërkuar që të marrim disa vendime të vështira, ne besojmë se sigurimi rigoroz i strukturës së ekipit gjithmonë në përputhje me qëllimet tona do të na bëjë më të fortë “.

Një burim brenda kompanisë tha se ky është pushimi nga puna i fundit i madh i planifikuar si pjesë e atij ristrukturimi. Bloomberg njoftoi për herë të parë lajmin e pushimeve nga puna.

Ka qenë pak më shumë se para një viti që kur Snap u bë publik, dhe është e qartë se kompania ende është në kërkim të bazës së saj të qëndrueshmërisë.

Biznesi ka qenë i paqëndrueshëm, por Snap sapo kishte tremujorin më të mirë në fund të vitit 2017, dhe CEO Evan Spiegel ka thënë se dëshiron të arrijë përfitimet e synuara deri nga fundi i vitit.
Investitorët nuk duken të shqetësuar me pushimet nga puna të Snap. /PCWorld Albanian

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>