Lajmet

Snapchat debuton historitë e përbashkëta për tu përballur me Instagram

Publikuar , 24 Maj 2017
0
Kur funksioni është i aktivizuar ju mund të krijoni histori globale por bazuar edhe në vendodhje me miqtë tuaj. Snapchat debuton historitë e përbashkëta për tu përballur me Instagram Photo Source: Snap

Ditën e djeshme Snapchat lançoi historitë e personalizuara, një formë e re historish dizajnuar për të mbuluar evenimente dhe ngjarje të mëdha.

Kur funksioni është i aktivizuar ju mund të krijoni histori globale por bazuar edhe në vendodhje me miqtë tuaj.

E thënë ndryshe është një evolucion i stickerave bazuar në vendodhje të Snapchat ku mund të krijonit stickers për ngjarje si dasma, datëlindje apo aktivitete të veçanta.

Gjithashtu me rritjen e konkurrencës veçoritë e reja janë një mënyrë për tu diferencuar nga Instagram. Për të krijuar një histori të personalizuar klikoni “Create Story” dhe jepni asaj një emër. Më pas mund të ftoni miqtë të bëhen pjesë e saj pavarësisht se ku jetojnë.

Mund të ftoni edhe të gjithë përdoruesit e Snapchat që gjenden afër jush. Snapchat do të krijojë një album me të gjithë ata që gjenden në të njëjtin vend me ju.

Vetëm miqtë që keni shtuar mund të kontribojnë në historitë e personalizuara. Ato do të qëndrojnë live vetëm për 24 orë nëse nuk ka aktivitet apo kontributorë. Ju mund të kontriboni pafund histori. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Të rinjtë po braktisin Facebook në favor të Instagram dhe Snapchat

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>