Lajmet

Snapchat teston dark mode për iOS

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Janar 2021
Për fat të keq Snapchat nuk dha informacione se ku po testohet dhe as kur pritet të mbërrijë. Snapchat teston dark mode për iOS

Ka kaluar një vit që kur Apple prezantoi dark mode në iOS 13. Dark mode është një ndërfaqe kur teksti bëhet i bardhë dhe ekrani i zi me qëllim që jo vetëm të ulë konsumin e baterisë në ekrane OLED, por edhe të mbrojë sytë e përdoruesve në ambiente me dritë të pakët.

Megjithatë nuk është ky lajmi i ditës sepse Snapchat lajmëroi testimin e dark mode për përdoruesit në disa vende të botës. Disa prej tyre tashmë e kanë këtë opsion që prej mesit të Janarit.

Për fat të keq Snapchat nuk dha informacione se ku po testohet dhe as kur pritet të mbërrijë. Deri në debutimin zyrtar përdoruesit duhet të navigojnë me pamjen e zakonshme me sfond të bardhë dhe tekst të zi.

Snapchat mbetet një prej aplikacione më popullore që ende nuk ka implementuar dark mode. Facebook Messenger e ka shtuar opsionin që prej Marsit 2019 ndërsa WhatsApp një vit më pas.

Është e pazakontë të shohim një aplikacion të tillë të ngelet pas ndërsa rivalët janë përgjigjur me shpejtësi trendit të ri. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vetëm bizneset e TIK dhe tregtisë së ushqimeve u gjetën me kursime gjatë karantinës së parë