Lajmet

Snapchat teston një abonim me pagesë

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Qershor 2022
Shërbimi pritet të kushtojë 4.59 euro në muaj ose 45.99 euro në vit. Funksionalitetet dhe çmimi mund të ndryshojnë deri në debutim. Snapchat teston një abonim me pagesë

Snap ka filluar të testojë një abonim me pagesë për Snapchat ku përdoruesit e saj do të kenë akses të parët në funksionalitete të reja.

Jemi duke testuar së brendshmi Snapchat Plus, një abonim me pagesë për përdoruesit e Snapchat,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Edhe pse informacionet zyrtare janë shumë të pakta, raportohet se  përdoruesit mund të zgjedhin një mik si BFF për tu dhënë akses në ikona ekskluzive.

Përdoruesit e Snapchat Plus gjithashtu do të kenë një etiketë në profilin e tyre dhe mund të shohin vendndodhjet e miqve të tyre në 24 orët e fundit.

Shërbimi pritet të kushtojë 4.59 euro në muaj ose 45.99 euro në vit. Funksionalitetet dhe çmimi mund të ndryshojnë deri në debutim.

Lajmi për një abonim vjen pas atij të Telegram Premium, një tjetër shërbim me pagesë nga një platformës e medias sociale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vjedhja më e madhe në historinë e kriptomonedhave, 600 milionë dollarë humbin

Tags >

Snapchat