Lajmet

Softueri i luajtjes së muzikës që refuzon të vdesë

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Gusht 2022
Edhe pse nuk është një ndryshim dramatik, zhvilluesit e përshkruajnë si kulmin e viteve punë. Në prapaskenë ka ndryshime të mëdha përfshirë migrimin në një platformë të re zhvillimi. Softueri i luajtjes së muzikës që refuzon të vdesë

Winamp është softueri i muzikës i cili refuzon të vdesë. Zhvilluesit e aplikacionit kanë lëshuar përditësimin e parë të programit MP3 në katër vite.

Edhe pse nuk është një ndryshim dramatik, zhvilluesit e përshkruajnë si kulmin e viteve punë. Në prapaskenë ka ndryshime të mëdha përfshirë migrimin në një platformë të re zhvillimi.

Softueri në fjalë ka një histori të gjatë. Winamp fitoi famë si softueri i luajtjes së muzikës në epokën kur shkarkimi i muzikës ishte një trend.

Luante disa formate të ndryshme, dhe shquhej për ndërfaqes dhe animacionet që përshtateshin në maksimum. Kompania mëmë AOL, u mbyll në 2013-ën, vite pasi aplikacione rivale si Spotify morën drejtimin.

Në 2014-ën Radionomy bleu Winamp për ta përdorur për planet e saj në muzikën online. Rikthimi i Winamp nuk do të thotë se ky ka për të dominuar.

Streaming është trend i sotëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp lejon përdoruesit të fshehin statusin online për kontakte specifike

Tags >

Winamp