Lajmet

Softueri i sigurisë Biostar ekspozon online shenjat e gishtërinjve të 1 milion përdoruesve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Gusht 2019
0
Sipas VPNMentor, të dhënat e ekspozuara që u zbuluan në 5 Gusht, u bënë private në 13 Gusht. Nuk është e qartë se për sa kohë këto të dhëna ishin të aksesueshme. Softueri i sigurisë Biostar ekspozon online shenjat e gishtërinjve të 1 milion përdoruesve

Më shumë se një milion shenja gishtash dhe të dhëna të tjera të ndjeshme janë ekspozuar online nga një firmë e sigurisë biometrike.

Studiuesit që punojnë me firmën e sigurisë kibernetike VPNMentor kanë arritur të aksesojnë të dhënat nga një mjet sigurie i quajtur Biostar 2.

Përdoret nga mijëra kompani në të gjithë botën, duke përfshirë Policinë Metropolitane të MB, për të kontrolluar hyjnë në pjesë specifike të objekteve të sigurisë.

Suprema, kompania që ofron Biostar 2, tha se po vepron për të adresuar problemin.

Sipas VPNMentor, të dhënat e ekspozuara që u zbuluan në 5 Gusht, u bënë private në 13 Gusht. Nuk është e qartë se për sa kohë këto të dhëna ishin të aksesueshme.

Së bashku me shenjat e gishtave, studiuesit thanë se kanë gjetur fotografi të njerëzve, të dhënar e njohjes së fytyrës, emra, adresa, fjalëkalime, histori punësimi dhe të dhëna kur ata kishin hyrë në zona të sigurta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Doganat dhe tregu i zi, bien blerjet online

Tags >

Biostar
Lajmet e fundit>