Softuer

Softueri nuk do të rregullojë problemet me sinjalin në iPhone 4

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
Softueri nuk do të rregullojë problemet me sinjalin në iPhone 4

Përfaqësues nga ekipi i shërbimeve të Apple, AppleCare kanë konfirmuar për Gizmodo se gjersa një përditësim i softuerit mund të rregullojë një çështje me iPhone që paraqet numrin e gabuar t të “bars” që kanë dhënë një përshtypje false të fuqisë së sinjalit, ajo nuk do të zgjidhë një problem të lidhur me humbjen e sinjalit apo me dobësimin e tij, kur dora e majtë e përdoruesit mbulon antentën e celularit
 
Apple po vvazhdon t’i këshillojë përdoruesit që përjeton këtë problem t’i shmangen mbajtjes së celularit në mënyra që mbulon antenën, apo të investojnë rreth 30 dollarë në një “mbrojtës” plastik, që vendoset mbi shiritin e hekurt që shërben si antentë . Duke mbrojtur të gjithë celularit me një mbështjellës të tillë, problemi do të evitohet tërësisht.

Disa komentues kanë argumentuar se Apple do të duhej t’i ofrojë përdoruesve të saj një mbështjellës pa pagesë për iPhone 4, gjersa disa të tjerë kanë kritikuar sjelljen arrogante të kompanisë, për trajtimin e problemit.Kohëve të fundit në internet janë duke u paraqitur mjaft shumë shaka në drejtim të telasheve të iPhone 4, dhe njëra prej tyre është edhe ajo që po shihni lart në imazh ku shihet një antenë e radiolidhjeve e montuar në iPhone 4, që sipas krijuesit është “zgjidhja ideale” për largimin e problemeve .

“Ata kanë larguar tërësisht vëmendjen nga një produkt shumë i fuqishëm dhe kanë kthyer këtë problem në diçka që po cilësohet më e rëndësishme për të shkruar lajme” tha Van Baker, analist nga Gartner, për MarketWatch.

LEXO EDHE:  Mbërrin përditësimi i parë i Windows 10 për 2019: Cilat janë të rejat?

Lajmet e fundit>