Lajmet

Softueri shumë popullor i luajtjes së videove ka një problem kritik

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Korrik 2019
0
VideoLAN, organizata jofitimprurëse pas VLC Media Player, thotë se po punon për të adresuar problemin të paktën prej katër javësh. Softueri shumë popullor i luajtjes së videove ka një problem kritik

Softueri shumë popullor VLC Media Player ka një problem kritik softueri i cili ka vendosur miliona përdorues në rrezik paralajmëruan hulumtuesit e sigurisë.

Hulumtuesit e firmës Gjermane CERT-Bund thanë se kanë gjetur një problem madhor sigurie tek luajtësi i videove i cili është shkarkuar miliarda herë në mbarë botën.

Përmes këtij problemi hakerët mund të fitojnë akses në pajisjet e përdoruesve. Edhe pse ende nuk është shfrytëzuar në realitet nga hakerët, ai përbën një kërcënim në rritje për përdoruesit e softuerit shumë popullor.

Sipas CERT-Bund problem aktivizon ekzekutimin e kodit në distancë (RCE), modifikim të paautorizuar dhe zbulim të të dhënave.

Njohur si CVE-2019-13615, problemi i sigurisë është prezente në versionet më të fundit të softuerit VLC Media Player 3.0.7.1 dhe ka marrë vlerësimin 9.8 për nga rreziku.

Problemi gjendet në Windows, Linux dhe UNIX por në macOS jo.

VideoLAN, organizata jofitimprurëse pas VLC Media Player, thotë se po punon për të adresuar problemin të paktën prej katër javësh.

Jo më larg se muaji i kaluar VideoLAN lançoi përditësimin më të madh të sigurisë në historinë e VLC Media Player. Përditësimi përmbante 33 probleme të adresuar, dy kritike, 21 mesatare dhe 10 të vogla. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fitbit lançon një rrip fitnesi për fëmijët

Tags >

VLC
Lajmet e fundit>