Biznes

Sony afër “ndarjes” me Ericsson

Publikuar , 06 Tetor 2011
0
Sony afër “ndarjes” me Ericsson

Por në shumicën e rasteve Sony ka përjetuar një rënie në treg dhe atë për vite me radhë. Prodhuesi japonez ka shfaqur një strategji të re që përfshin blerjen e copëzës së Ericsson në kuadër të kompanisë dhe është duke synuar që tabletët, celularët e mençur dhe njësitë argëtuese të dorës të jenë të zhvilluara afër njëra tjetrës si produkte të së ardhmes. 

Sipas Wall Street Journal,  një lëvizje e këtillë dhe një marrëveshje e mirë do të mundësojë që Ericsson të vlerësohet me 1.3 deri në 1.7 miliard dollarë patenta të teknologjive mobile, por marrëveshja pritet të arrihet më shpejtë sesa që po parashikohet.

Dhe ndoshta, një fleksibilitet i ri i gjetur me pajisjet e Sony do të mundësojë që të mbahet hapi me pajisjet Samsung dhe Apple, që po dominojnë tregjet e botës. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Edhe Japonia ndalon blerjen e pajisjeve të telekomunikacionit të Huawei

Lajmet e fundit>