Harduer

Sony atracTable, konkurrencë e re ndaj Microsoft Surface

Publikuar , 04 Maj 2010
0
Sony atracTable, konkurrencë e re ndaj Microsoft Surface

Tani duket se Sony është gati për të sfiduar Sufrace me produktin e quajtur atracTable.

Sony atracTable ishte shpalosur për herë të parë në fund të vitit që shkoi, dhe tavolina bazohet në ndërveprimin teknologjik Atracsys Multi-touch, ndërsa tani Sony ka inkorporuar teknologjinë në një ekran 35 inç të montuar mbi tavolinë.

Sony atracTable mund të ndërveprojë me objektet që vendosen në sipërfaqe, sikurse Microsoft Surface. Shikoni videon e mëposhtme për më shumë detaje.

 

Kompania Sony ka bërë të ditur se ka si synim që të sjellë tavolinën në treg, megjithëse nuk ka ofruar ndonjë detaj se kur do të paraqitet realisht për treg.

LEXO EDHE:  Huawei prezanton telefonin e parë me kamër 48-megapiksel

Lajmet e fundit>