Harduer

Sony bëhet nostalgjik me dy pajisje të reja Walkman

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Qershor 2022
Sony prezantoi dy pajisje të reja, luajtës muzike MP3 të rangut të lartë. Sony bëhet nostalgjik me dy pajisje të reja Walkman

Çfarë është e vjetër sot po bëhet e re me rikthime të pajisjeve klasike nga ato gaming tek ato muzikore. Por këto rikthime shpeshherë kanë provuar të vinë me një kosto edhe pse teknologjia është e kohës.

Sony prezantoi dy pajisje të reja, luajtës muzike MP3 të rangut të lartë. Por lajmi nuk janë vetë pajisjet më tepër sesa çmimi i tyre. Walkman NW-WM1ZM2 në të majtë të fotos kushton 3,700 dollarë dhe vjen me teknologjinë S-Master HX dhe  shtresë prej ari 99% të pastër.

Pajisja ka një ekran 720p prej 5-inç dhe një kapacitet prej 256GB për të ruajtur muzikët. Vjen me një bateri me jetëgjatësi prej 40 orësh, streaming Wi-Fi, portë USB-C dhe ofron mbështetje për muzikën MQA dhe WAV prej 384kHz.

Në të djathtë është Walkman ZM2 me një trup prej alumini dhe 128GB hapësirë. Çdo gjë tjetër mbetet identike ndërsa çmimi është 1,400 dollarë.

Të dy modelet janë në shitje nga dita e sotme dhe pajisjet shkojnë pas njerëzve të pasionuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Makinat elektrike në vendin tonë përbëjnë 0.058 përqind