Lajmet

Sony dënohet me gjobë për mungesë të mbrojtjes së privatësisë së konsumatorëve

Publikuar , 25 Janar 2013
0
Sony dënohet me gjobë për mungesë të mbrojtjes së privatësisë së konsumatorëve

SonyNjë nga agjencitë qeveritare britanike e ka dënuar Sony-n me 250 000 £ për faktin se nuk ka mbrojtur mjaftueshëm informacionet personale të klientëve të vet.

Gjoba ka si shkak hakimin e PSN në prill 2011 dhe sipas Information Commissioner’s Office (ICO) “mund të ishte evituar.

” Kryetari i agjencisë, David Smith, u shpreh se masat e sigurisë të marra nga Sony “nuk ishin të mjaftueshme.”

Ai shtoi se kompania kishte aksesin apo ekspertizën e nevojshme për ta mbrojtur veten ndaj krimeve kibernetike. “Është e qartë se bëhet fjalë për një biznes që duhet të kishte vepruar më mirë.”

Edhe pse shifra e gjobës mund të duket e parëndësishme për Sony-n, ICO mendon se është “dënimi” i duhur, duke theksuar se kjo është një nga çështjet më serioze të cilat i janë raportuar.

Nga ana tjetër, në deklaratën zyrtare të Sony-t thuhet se kompania do të apelojë vendimin dhe do të këmbëngulë në faktin se ishte thjesht viktima e një sulmi kriminal dhe se të dhënat personale që u aksesuan gjatë asaj periudhe nuk janë përdorur për qëllime “mashtrimi”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook kufizon mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>