Harduer

Sony do të shpërndajë filma Ultra High-Def 4K këtë verë

Publikuar , 09 Janar 2013
0
Sony do të shpërndajë filma Ultra High-Def 4K këtë verë

Ultra-HD, formati i njohur edhe si 4K, është padyshim një nga trendet më interesante në konferencës CES të këtij viti.

Por, një nga pyetjet më të rëndësishme që secili prej nesh i bën vetes para se të blejë një televizor të tillë është: ku do ta gjej përmbajtjen?

Kësaj here Sony ka një përgjigje. Kompania deklaroi të hënën se do të debutojë me shpërndarjen e shërbimit 4K (i pari në botë) gjatë verës së këtij viti. E gjithë përmbajtja do të jetë në 4K, nga Sony Pictures dhe studio të tjera. Konsumatorët do ta shkarkojnë përmbajtjen (jo ta shohin në streaming) nga interneti.

Përveç këtij shërbimi, kompania i shoqëron televizorët e vet edhe me një media server të ngarkuar më parë me filma 4K. Kur të blini një set 4K Sony, do të merrni një njësi që lidhet me një nga portat HDMI dhe përmban filma të Sony-t si The Amazing Spider-Man dhe Total Recall.

Sony do të rilançojë edhe disa nga titujt Blu-Ray që i ka rimasterizuar në 4K. Edhe pse kjo nuk do të thotë më tepër pikselë, Sony shprehet se ato do të kenë ngjyra të përmirësuara dhe kualitet më të mirë të figurës krahasuar me disqet e zakonshme Blu-Ray.

Edhe pse gjithë bota e mirëpret përmbajtjen 4K, çështja që shtrohet për diskutim është se sa përfitime praktike do të marrim nga Ultra HD, veçanërisht për ato që me ekrane të arsyeshme që ndiqen nga një distancë e zakonshme në dhomë.

Këto ekrane janë tashmë të llojit retina, që do të thotë se syri i njeriut nuk arrin të dallojë pikselë të caktuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ju ka rënë telefoni ose tableti në ujë? Ndiqni këto këshilla sa më shpejt të jetë e mundur

SONY-4K

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>