Lajmet

Sony e sheh biznesin e smartfonëve të pandashëm nga kompania

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Maj 2019
0
Për kompaninë smartfoni është hardueri perfekt për dëfrim dhe një komponent shumë i rëndësishëm i biznesit të smartfonëve. Sony e sheh biznesin e smartfonëve të pandashëm nga kompania

Sony e sheh biznesin e smartfonëve të pandashëm nga portofoli i produkteve të kompanisë tha CEO i saj gjatë një komunikimi me investitorët pas disa raportimeve mediatike se kompania ishte pranë mbylljes së këtij biznesi që vetëm humbet para.

Biznesi i smartfonëve raportoi një humbje prej 879 milionë dollarë për vitin e kaluar dhe është shumë larg rivalëve si Apple dhe Samsung.

Sot biznesi i pajisjeve elektronike konsumatore është zhvendosur drejt pajisjeve të dëfrimit dhe larg elektroshtëpiakeve.

Për kompaninë smartfoni është hardueri perfekt për dëfrim dhe një komponent shumë i rëndësishëm i biznesit të smartfonëve.

Në fillim biznesi nisi si një bashkëpunim me kompaninë Suedeze Ericsson përpara se Sony të merrte kontroll të plotë në 2012-ën. Sot kompania ka vetëm 1% të shitjeve globale prej 6.5 milionë njësish të cilat kryesisht i dërgon në Japoni dhe Evropë.

Sony synon që këtë biznes ta shndërrojë në fitimprurës vitin e ardhshëm. Në vitet e fundit kompania është fokusuar edhe tek funksionet gaming të smartfonëve për të joshur konsumatorët e PlayStation.

Yoshida ka besimin se me sukses do të shndërrojë kompaninë në fitimprurëse. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton televizorin e së ardhmes MicroLED

Lajmet e fundit>