Harduer

Sony Ericsson shpalos celularin tërheqës Aino

Publikuar , 29 Tetor 2009
0
Sony Ericsson shpalos celularin tërheqës Aino

Aino veçohet me një ekran 3 inç të ndjeshëm në prekje (16.7 milion ngjyra), kamerë me 8.1 megapiksel, audio transmetim Stereo Bluetooth dhe me një FM Radio.

Përveç kësaj, Aino përmban një media shfletues me navigim 3D (djathtas, majtas dhe në thellësi), dhe gjithashtu ka një UI prekëse që lejon përdoruesit që me shpejtësi të shfletojnë para dhe prapa gjësende të ndryshme

Në fund, Aino ofron një GPS të avancuar që përkrah Geo Tagg me imazhe në bashkëpunim me Google Maps.

Specifikat tjera pëfshijnë:

  • Dimensionet: 104 x 50 x 15.5 mm
  • Pesha: 134 g
  • Kohëzgjatja e baterisë: Kohë bisede 13 orë e 18 minuta; në gjendje normale 380 orë e 18 minuta
  • Tipi i baterisë: 3.6V, 1000 mAh, Litium Polimer
  • Formatet muzikore të përkrahura: 3GP, AAC, MP4, M4A, MP3, AMR, AMR-WB, WAV, SMF, iMelody, XMF, WMA
  • Auto Rotate me akselerometër të integruar
  • Memorie të brendshme 55MB dhe 8GB micro SD

Aino pritet të paraqitet në treg me 30 tetor, me një çmim prej 600 dollarë.

LEXO EDHE:  Kina ndalon shitjet e Apple iPhone pas padisë së Qualcomm

Lajmet e fundit>