Lajmet

Sony Ericsson tejkalon parashikimet

Publikuar , 15 Tetor 2011
0
Sony Ericsson tejkalon parashikimet

Sipas një artikulli në Business Week, ndërmarrja, e cila është një sipërmarrje e përbashkët në mes të Korporatës Sony dhe Ericsson AB, postoi një shumë që tregon fitimet, duke përfshirë vlerën me taksën tatimore, prej 31 milionë euro, që është 53% më pak sesa që ishte gjatë vitit të kaluar, por më shumë sesa që kanë parashikuar analistët.

Sony Ericsson, duke u ballafaquar me iPhone e Apple është mbështetur në platformën Android të Google, për ta mbajtur atë në qarkullim në tregun botëtror të smartphone-ëve. Ndërmarrja ka parë kërkesë të dobët nga konsumatorët në tregun e Evropës perëndimore.

“Unë duhet ta them që Azia është duke shkuar mirë për ne,” tha zyrtari më i lartë ekzekutiv, bert Nordberg, gjatë një interviste telefonike. “Evropa perëndimore është shumë, shumë e dobët. Evropa perëndimore qartësisht është duke hequr nga besueshmëria e konsumatorëve, kjo është pikëpamja jonë.”

Ndërmarrja gjatë këtij viti ka shënuar një vijë të trashë në tregun e smartphone-ëve. Ndërmarrja tashmë ka lëshuar një pajisje të brendit PlayStation. Sony, që ka 50% të aksioneve në ndërmarrje, është duke planifikuar që të marrë tërë këtë ndërmarrje për vete, duke e vendosur nën flamurin e saj./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Snapchat do të sjellë një funksion që Facebook e ka të vështirë ta kopjojë

Lajmet e fundit>