Harduer

Sony Ericsson Xperia X2 do të paraqitet me Windows Mobile 6.5

Publikuar , 02 Shtator 2009
0
Sony Ericsson Xperia X2 do të paraqitet me Windows Mobile 6.5

Tani gjërat janë zyrtare  dhe thuhet se modeli i popullarizuar dhe i shtrenjtë pritet të paraqitet në tregje të zgjedhura gjatë çerekut të katërt të këtij viti.  Sipas një postimi në blogun e Sony Ericsson, Xperiancers, kompania tani për tani është në bisedime me operatorë tjerë në lidhje me kontratat dhe gjatë javës së ardhshme do të dalë edhe vetë me një komunikatë.

Përveç kësaj, blogu ka sjellë edhe disa informacione mbi vetë pajisjen,  duke bërë të ditur se do të ketë një kamerë me 8.1 megapiksel , gjithashtu do të përmbajë një kartelë standarde microSD me 4GB memorie dhe 13 “panele” të para-ngarkuara në pamjen e saj të veçantë në Windows Mobile (e cila duket të ketë një SDK të re për përditësimin e ardhshëm të këtij sistemi operativ).

Kur e kemi fjalën për Windows Mobile, pajisja në fjalë do të paraqitet me versionin 6.5. Për të kuptuar më shumë ndiçni videot e mëposhtme ndërsa të dhënat zyrtare do të ofrohet në momentin që SE paraqitet me një komunikatë.

 

LEXO EDHE:  Latitude 7400 është konkurrenti më i ri i MacBook

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>