Lajmet

Sony hap një program testimi të PlayStation 5

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Qershor 2021
Duke qenë se është program beta, ekziston mundësia që të përfundoni në probleme me përditësimet. Normalisht keni mundësinë të riktheheni në versionin stabil. Sony hap një program testimi të PlayStation 5

Nëse dëshironi të testoni paraprakisht funksionet e PlayStation 5 përpara se ato të jenë live për të gjithë, atëherë momenti juaj ka mbërritur.

Sony ka vendosur të hapë një program beta për PlayStation 5. Kompania po punon në një përditësim madhor që do të vijë drejt fundit të vitit dhe po kërkon mendimin e përdoruesve për të testuar funksionet e reja.

Aktualisht regjistrimet në programin beta janë të kufizuara vetëm për përdoruesit në SHBA, Britani, Kanada, Japoni, Gjermani dhe Francë. Gjithashtu duhet të jeni mbi 18 vjeç për të marrë pjesë.

Nëse jeni përzgjedhur do të merrni një email me informacionet sesi të shkarkoni softuerin beta. Gjithashtu automatikisht do të shtoheni tek pjesëmarrësit potencialë beta në të ardhmen që të mos regjistroheni nga e para.

Duke qenë se është program beta, ekziston mundësia që të përfundoni në probleme me përditësimet. Normalisht keni mundësinë të riktheheni në versionin stabil.

Më shumë detaje Sony do të ofrojë në javët në vijim. Edhe pse është hera e parë që Sony teston publikisht sistemin PS5, programet beta nuk janë diçka e re për botën e konsolave. PlayStation 4 e ka pasur një, ashtu edhe Microsoft Xbox. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shërbimi cloud gaming i Facebook vjen në iOS