Biznes

Sony hyn në industrinë e dronëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Nëntor 2020
Airpeak do të fokusohet me produkte në shumë industri por konkurrenca e madhe do të jetë me DJI që është bërë zgjidhja e parë për konsumatorët. Sony hyn në industrinë e dronëve

Sony ditën e sotme bëri të ditur se do të hynte në biznesin e dronëve me markën e re quajtur Airpeak edhe pse specifikat e vetë dronit të parë mbeten mister. Projekti do të nisë në pranverën e ardhshme.

Shtysa për hyrjen e Sony në këtë industri kanë qenë zhvillimet e fundit me dronët në sektorët industrial dhe kreativë. Airpeak do të fokusohet me produkte në shumë industri por konkurrenca e madhe do të jetë me DJI që është bërë zgjidhja e parë për konsumatorët.

Sony përshkruan dronin e parë si të zhvilluar brenda fushës së robotikës me inteligjentë artificiale duke operuar atë në mënyra dhe hapësira që më parë është konsideruar e pamundur.

E thënë thjeshtë Sony ka në plan të integrojë inteligjencë artificiale tek dronët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sony lançon gjeneratën e dytë të pajisjes së realitetit virtual PlayStation VR