Harduer

Sony ka ndërtuar një kondicioner për trupin tuaj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Korrik 2019
0
Me një karikim të vetëm pajisja jeton 24 orë. Sony nuk është kompania e parë e cila është përpjekur të ndërtojë një termostat personal që vishet. Sony ka ndërtuar një kondicioner për trupin tuaj

Sony prezantoi Reon Pocket, një pajisje e vogël të cilën mund ta vishni dhe mban trupin të freskët sikur të ishte një kondicioner. Pajisja është në shitje për 117 dollarë.

Pajisja jo vetëm që ju freskon gjatë ditëve të nxehta të verës por edhe ngroh gjatë dimrit. Për fat jo të mira pajisje nuk do të dërgohet tek blerësit përpara Marsit 2020, por të paktën do të vijë përpara Verës së ardhshme.

Reon Pocket funksionon duke përdorur Efektin “Peltier” i cili përmes një sasie të vogël elektriciteti mund të absorbojë ose të gjenerojë nxehtësi.

Pajisja kontrollohet përmes një aplikacioni. Sony thotë se pajisja mund të ulë temperaturën me 13 gradë celsius dhe ta rrisë atë me 8 gradë celsius.

Me një karikim të vetëm pajisja jeton 24 orë. Sony nuk është kompania e parë e cila është përpjekur të ndërtojë një termostat personal që vishet.

Embr Wave është një prej tyre. Megjithatë avantazhi i Sony është se pajisja mund të përdoret në një këmishë të zakonshme biznesi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Translate përkthen tekstin përmes kamerës edhe në gjuhën Shqipe

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>