Biznes

Sony ka shitur 10.7 milion smartfonë në tremujorin e fundit të 2013-ës

Publikuar , 07 Shkurt 2014
Sony ka shitur 10.7 milion smartfonë në tremujorin e fundit të 2013-ës

7. Sony Xperia ZRaporti financiar i Sony-it për tremujorin e fundit të vitit 2013 tregon një përformancë në rritje. Divizioni i produkteve dhe komunikimit brenda kompanisë përgjegjës për produktet Xperia dhe Vaio tregon rritje të shitjeve me përjashtim të kompjuterëve personal.

Linja Xperia, shiti 10.7 milion pajisje gjatë tremujorit të fundit të vitit 2013 dhe 10 milion të tillë në tremujorin paraardhës. Çmimi mestar i shitjes për Xperia-n u ngrit, që rezultoi në rritje prej 44.8% për divizionin, në 4.396 miliard $.

gsmarena_001Sony-it nuk i dolën parashikimet e pritura që të shiste 40 deri në 42 milion pajisje vitin e shkuar. Duke konsideruar faktin që u shiten 30.3 milion, Sony shpreson të shesë 10 milion të tilla tremujorin e parë të vitit 2014.

gsmarena_002Përveç rritjes së shitjeve në tregun e smartfonëve dhe tabletëve, sektori i lojërave brenda kompanisë Sony pati rritje po ashtu në një total të ardhurash prej 4.207 miliard $ dhe pati fitime prej 172 milion $.

Biznesi i kamerave nuk po ecën edhe aq mire dhe shitjet janë rritur vetëm 6% vitin e shkuar. Shitjet sollën 1.886 miliard $, por ky sektor tregoi të ardhura prej 115 milion $ krahasuar me humbjet e një viti më parë.

Ndërkohë shitjet e televizorëve LCD e morën veten, bashkë me uljen e kostos. Të ardhurat totale të kompanisë Sony ishin 22.979 miliard $ me një fitim prej 860 milion $. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Sony hap një program testimi të PlayStation 5