Harduer

Sony ka shitur 10 milionë kopje të PlayStation 5

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Korrik 2021
Edhe pse po shitet në shifra rekord, mungesa globale e çipeve e ka bërë shumë të vështirë blerjen e një konsole të tillë. Sony ndau edhe disa statistika të tjera të shitjesh së lojërave. Sony ka shitur 10 milionë kopje të PlayStation 5

Sony ka shitur më shumë se 10 milionë konsola PS5 bëri të ditur kompania. Në Prill Sony kishte raportuar 7.8 milionë konsola të shitura ndërsa PS5 vazhdon të tejkalojë shitjet e PS4 duke u bërë konsola me shitjen më të shpejtë në histori.

Edhe pse po shitet në shifra rekord, mungesa globale e çipeve e ka bërë shumë të vështirë blerjen e një konsole të tillë. Sony ndau edhe disa statistika të tjera të shitjesh së lojërave.

Konkretisht Spider-Man: Miles Morales ka shitur mëse 6.5 milionë kopje që nga debutimi në Nëntor ndërsa Ratcher & Clank: Rift Apart është shitur mëse 1.1 milionë kopje që nga muaji i kaluar.

Ndërsa Sony vazhdon të ndajë këto shifra, Microsoft e ka ndaluar publikimin e shitjeve në platformë prej kohësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sony hap një program testimi të PlayStation 5