Harduer

Sony ka shitur 4.2 milionë pajisje të realitetit virtual PlayStation VR

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Mars 2019
0
Sipas firmës IDC përllogariten 300,000 njësi Rift të shitura në tre mujorin e katërt të 2018-ës dhe 230,000 Vive. Në të njëjtën periudhë sipas firmës janë shitur 463,000 njësi PlayStation VR. Sony ka shitur 4.2 milionë pajisje të realitetit virtual PlayStation VR

Sony festoi një arritje të madhe: Ka shitur 4.2 milionë sisteme PlayStation VR deri më 3 Mars 2019, pothuajse tre vite pasi filloi ta shiste për herë të parë.

E thënë ndryshe 4.2 milion njerëz kanë përdorur PlayStation VR. Gjigandi i teknologjisë filloi ta shiste në 2016-ën si një platformë e realitetit virtual që mbështetet nga konsolat PS4.

Është pikërisht ky fakt që ka rritur shitjet dhe popullaritetin e saj. Rivalët si Oculus Rift dhe HTC Vive kanë nevojë për kompjuterë të fuqishëm për të funksionuar.

Duke pasur në konsideratë 100 milion shitjet e PS4 deri në Janar, është e lehtë të pranohet sesi kompania ka arritur të shesë 4.2 milion njësi.

Sipas firmës IDC përllogariten 300,000 njësi Rift të shitura në tre mujorin e katërt të 2018-ës dhe 230,000 Vive. Në të njëjtën periudhë sipas firmës janë shitur 463,000 njësi PlayStation VR.

Përveç këtyre statistikave, Sony gjithashtu foli për valën e ardhshme të lojërave që po vinë në platformën e realitetit virtual. Janë 25 tituj ku përfshihen Blood & Truth, London Heist apo Everybody’S Golf VR. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook kufizon mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë

Lajmet e fundit>