Harduer

Sony ka shitur 7.8 milionë konsola PlayStation 5

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Prill 2021
Tashmë në mbarë botën janë 47.6 milionë abonentë PlayStation Plus dhe kompania raportoi 109 milionë përdorues të rrjetit PlayStation në tre muajt e fundit. Sony ka shitur 7.8 milionë konsola PlayStation 5

U deshën 5 muaj që Sony të shiste 7.8 milionë konsola PlayStation 5. Lajmi vjen me raportin e fundit financia të kompanisë e cila tregon se vetëm për periudhën Janar-Mars janë shitur 3.3 milionë konsola.

Në të njëjtën kohë kompania ka shitur edhe 1 milionë konsola PS4 duke rritur më tutje dominimin e kompanisë në sektorin gaming.

Ishte pandemia e cila ndryshoi sjelljet e njerëzve ndërsa gaming u bë një prej sektorëve që përfitoi më shumë nga izolimi i Covid-19.

Tashmë në mbarë botën janë 47.6 milionë abonentë PlayStation Plus dhe kompania raportoi 109 milionë përdorues të rrjetit PlayStation në tre muajt e fundit.

Edhe pse shitjet kishin rënë gjatë këtij tre mujorit, një pjesë e madhe e tyre ishin shkarkuar në mënyrë dixhitale. Sa i përket vetë kompanisë, Sony raportoi shitje prej 983 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple lançon iOS 14.2.1 për të zgjidhur disa probleme me iPhone 12